Home LAJME Dy të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Milloshevë

Dy të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Milloshevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23.30 në një restauruan në Milloshevë ka ndodhur një rast vrasje e rëndë, ku për pasoj janë vrarë me armë zjarri dy persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë gjashtë persona.

Bëhet e ditur se, deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve, B.I. dhe të dyshuarit J.S. i cili ka qenë i shoqëruar së bashku edhe me tre persona të tjerë.

“Si pasojë e mosmarrëveshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku nga të shtënat kanë marr plagë katër persona, ku dy nga personat, L.S, viti i lindjes 1987 dhe N.G. viti i lindjes 1986, nga plagët e marra kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar i cili ka qenë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa personi, B.I. dhe tjetri po ashtu me inicialet B.I. kanë marr plagë të rënda trupore nga të shtënat e armëve të zjarrit, të cilët më pas janë dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve kompetent gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kujdestar ju është caktuar masa e ndalimit policor dhe gjinden nën sigurimin e Policisë .

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokurori kujdestar të cilit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit J.S. dhe personi me emrin Abedin që dyshohet se është shtetas i Shqipërisë kanë ikur nga vendi i ngjarjes me veturë Mercedes , me targa të Shqipërisë dhe të njëjtit janë në kërkim nga Policia.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar dhe me autorizim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake si vazhdimësi e hetimeve të pandërprera, janë bastisur tri shtëpi banimi dhe një lokal biznesi – restorant pronë e të dyshuarit S.S. në Obiliq, ku gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme prej 21.737 (njëzet e një kg, e shtatëqind e tridhjetë e shtate gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit Marihuanë.

Dëshmitë e gjetura janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë dhe pas intervistës me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Deri në ketë fazë hetimore janë intervistuar ( 4) katër dëshmitare të cilët mund të posedojnë informacione lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri, disa fishekë, gëzhoja dhe predha .

Pistoletë XD-9mm me numër serik H 95121 me një karikator dhe shtatë fishekë. Pistoletë Bereta 7.65 mm ne një karikator të zbrazët. Pistoletë zastava 7.62 mm me një karikator të zbrazët , Njëzet (20) gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Dhjetë(10) predha të kalibrave të ndryshëm.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupat e pa jetë janë dërguar në Morgun e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Njësitet policore relevante janë duke kryer hetime intezive lidhur me rastin dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, të dyshuarit I.S, L.S, N.G, dhe S.S. tanimë janë të njohur për policinë edhe si persona të dyshuar të involvuar edhe në vepra të tjera kriminale.

Policia Si vazhdimësi e hetimeve të pandërprera është arritur që sot në orët e pasdites të ndalohet i dyshuari nga Shqipëria me emirin Abedin, i cili ka qenë në kërkim të policisë dhe i njëjti tani gjendet në stacionin policor për intervistim.

Previous articleJobs, nëse do ishte gjallë do ishte në burg?
Next articleBarça, i “lanë duart për titull”