Dy vakte në ditë, të dobishme në kurimin e diabetit

Ngrënia e mëngjesit dhe drekës mund të jetë më efektive në mjekimin e dy llojeve të diabeteve, krahasuar me ushqimin me porcione të vogla. Kërkuesit në Pragë ushqyen dy grupe me nga 27 persona me të njëjtat kalori. Një grup e ushqyen me dy vakte në ditë, ndërsa tjetrin me gjashtë vakte. U zbulua se vullnetarët që hëngrën dy vakte në ditë humbën më shumë peshë se ata që hëngrën gjashtë, pavarësisht se kaloritë që morën ishin të njëjta.