Home SHOWBIZ E dashura e Mick Jaggerit është varur

E dashura e Mick Jaggerit është varur

tilistja amerikane e modës, L’Wren Scott, ka kryer vetëvrasje, duke u varur, kanë bërë të ditur autoritetet në Nju Jork.

Shkaku i vdekjes është bërë publik nga Zyra e mjekësisë ligjore, pasi trupi i Scottit është gjetur të hënën i vdekur në apartamentin e saj.

Policia ka thënë se nuk ka gjetur asnjë shënim nga Scott.

Kjo e fundit ka qenë e dashura e këngëtarit të bendit britanik Rolling Stones, Mick Jagger.

Jagger ka thënë se nuk arrin të kuptojë se si “e dashura dhe shoqja e tij më e mirë ka përfunduar jetën e saj në këtë mënyrë tragjike”.

Jagger dhe Scott kanë qenë në lidhje për më shumë se një dekadë.

Previous articleRoboti shkruan lajmin për tërmetin
Next articleHaliti shënon golin e fitores në Ligën e Kampionëve