Home Kuriozitete E vërteta reth arit tuaj (FOTO)

E vërteta reth arit tuaj (FOTO)

Kërkuesit në juglindje të Perusë punojnë 28 orë në xhungël, mes rreziqeve të shumta nga shembja e tokës dhe dëmtimi nga makineritë, për të mbledhur pak gramë ari. Shumica e minatorëve në Madre de Dios, vijnë nga komunitetet e varfra të Andeve dhe fitojnë shumë pak nga puna e tyre e rëndë

Për të shuar urinë dhe shmangur aksidentet fatale ata përtypin kakao, një stimulant i butë bimor, karakteristik për rajonin, në përbërje të të cilit ka kokainë. Jeta është e varfër në kampet e minatorëve. Vdekjet nuk regjistrohen dhe mërkuri që ata përdorin për të mbledhur arin përbën rreziqe, që helmon ata dhe familjet e tyre.

Një kërcënim i ri është vendosur përballë 20 mijë minatorëve që punojnë në pyllin ekuatorial të Amazonës, të njohur si La Pampa, një zonë 3 herë më e madhe se Uashingtoni. Qeveria e Perusë e deklaroi të gjithë veprimtarinë e minatorëve si ilegale në 19 prill dhe filloi mbylljen e tyre. Minatorët e La Pampa-s frikësohen mos do “t’i zërë lapsi” i shkatërrimit të pajisjeve.

Autoritetet vendase po veprojnë në përputhje me presionet ndërkombëtare për të shmangur një katastrofë mjedisore në rajon. Shoqata e Konservimit në Amazonë thotë se metodat shkatërruese të minatorëve shpyllëzojnë, shkatërrojnë habitatet, kontaminojnë ujërat nëntokësorë dhe rrezikojnë shëndetin publik. Vetëm në Madre de Dios vlerësohet se 30 deri në 40 tonë mërkur hidhen në mjedis çdo vit. Tetorin e shkuar, kërkuesit bënë hartën satelitore të zonës së prekur nga shfrytëzimi i mineraleve dhe ajo është rritur me 400% nga viti 1999 në 2012-ën. Njerëzit në La Pampa thonë se nëse autoritetet e bllokojnë këtë mënyrë jetese, ato duhet t’u ofrojnë atyre punë të reja.

1234111098765

Previous articleKur nëna-majmun humb të voglin e saj (FOTO)
Next articlePrezantuesi ia “mbyll gojën” kryeministrit britanik!