Home LAJME Ekskluzive: Arrihet marrëveshja Thaçi – Mustafa

Ekskluzive: Arrihet marrëveshja Thaçi – Mustafa

Burime të sigurta ndërkombëtare i kanë thënë Indeksonline se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë arritur marrëveshje për qeverisje gjatë qëndrimit në Bruksel.Po ashtu këto burime kanë thënë kreu i LDK-së i ka paralajmëruar dy elemente pas arritjes së marrëveshje me Thaçin: ridizajnimin e marrëveshjes brenda bllokut dhe largimin e Vetëvendosjes nga blloku.Kreu i LDK-së do t’ua komunikoj sot liderëve tjerë të bllokut idenë e ridizajnimit të marrëveshjes, duke e lënë jashtë Vetëvendosjen dhe duke e kërkuar edhe zyrtarisht pozitën e kryeministrit. Një e gjë e tillë sigurisht se nuk do të pranohet, sidomos nga AAK-ja, kanë thënë këto burime, duke shtuar se “Mustafa këtë e bënë që të largohet ‘paqësisht’ nga blloku dhe ta fajësojë AAK-në për prishje të marrëveshjes brenda bllokut”.Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë qëndruar dje në Bruksel në konferencën e Partive Parlamentare Evropiane (PPE), derisa janë takuar kokë me kokë për të arritur marrëveshje.

Previous articleProkuroria e Kosovës: Ne po e hetojmë EULEX’in
Next articlePresidentja njofton për takimin me liderët