Këngëtarja kontraverse shqiptare, Dafina Zeqiri, do të sjellë shumë shpejt videoklipin e këngës “Time Out.
Burimet e Telegrafit mësojnë se Dafina është duke xhiruar videoklipin e ri në Amerikë.
Ajo pritet ta promovojë videoklipin e ri me t’u kthyer në Kosovë, që ajo e ka parlajmëruar kohë më parë.
Pos tjerash Dafina është duke e realizuar edhe një këngë tjetër të re që do ta lansojë me videoklip po ashtu shumë shpejt.
Videoklipi i këngës “Time Out” vjen pas suksesit që kënga pati. Ajo u mendua të jetë një ‘diss’ ndaj zhvillimeve dhe njerëzve që sulmonin kënëgtaren, por kënga doli të jetë një hit i vërtetë edhe pa videoklip. /RadioRINIA/