Ekspertët e sigurisë: S’ka besim më në EULEX-in

Përderisa shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që edhe më tutje t’i besojnë këtij misioni, nga ana tjetër njohësit e çështjeve të sigurisë, Naim Maloku e Mentor Vrajolli, kanë vlerësuar se një gjë e tillë është e pa mundur të ndodhë.

Ata kanë thënë se pas daljes në shesh të aferës për korrupsion brenda këtij misioni janë cenuar rëndë imazhi dhe autoriteti i EULEX-it.

Sipas tyre, kjo aferë dhe procesi i hetimeve do të jenë hendikepe për punën e ardhshme të këtij misioni.