Home LAJME Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-Shefi i Qarkullimit në Berat

Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-Shefi i Qarkullimit në Berat

​Një 52-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesnatën e së enjtes duke gdhirë dita e premte.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Kombinatit pranë ish-karburantit shtetëror ARMO në qytetin e Beratit, i thanë agjencisë noa.al, burime nga vendngjarja. Adriatik Mustafaraj, 52 vjeç, ish shef i Policisë së Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të panjohur.

Mustafaraj gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi duke u shpëtuar të paktën për momentin, prangave të policisë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për të bërë këqyrjen e provave.

Pranë vendit ku u qëllua Mustafaraj policia sekuestroi 15 gëzhoja. Ende nuk dihen motivet e atentatit ndërkohë që policia e Beratit ngriti postblloqe në të gjithë qytetin për të rënë në gjurmët e autorëve.

Grupi hetimor po verifikon konfliktet dhe të shkuarën e viktimës për të zbardhur ndonjë motiv të mundshëm të krimit.

Previous articleKush është Boko Haram?
Next articleTajlandezët e pakënaqur vetëm me largimin e kryeministres