Home SPORT EL: Benfica, pengesa e fundit e Juves për në finale

EL: Benfica, pengesa e fundit e Juves për në finale

Juventusi do të duhet të eliminojë Benfican nëse dëshiron të arrijë në finalen e Europa League që zhvillohet në muajin maj në Juventus Stadium.

Shorti i hedhur sot në zyrat e UEFA-së në Nnyon të vicrës, ia caktoi Bianconerëve mbase rivalin më të vështirë në short, ish-finalistin e vitit të kaluar, Benfica.

Portugezët në çerekfinale eliminuan holandezët e AZ Alkmar, derisa italianët eliminuan francezët e Lyon.

Ndeshja e parë e sfidës do të zhvillohet në Estadio da Luz në Portugali më 24 prill, ndërsa ajo e kthimit dhe vendimtare në Juventus Stadium, më 1 maj.

Sfida tjetër është një gjysmëfinale spanjolle, mes Sevilla, që befasisht eliminoi Porton, dhe Valencias, që në çerekfinale eliminoi Bazelin.

Previous articleLK: Bayerni përballë Realit, Chelsea ndaj Atleticos
Next articleAncelotti lavdëron Guardiolën por i thotë: Do t’ju mposhtim