Home SHOWBIZ Elhaida Dani me Alban Skënderaj

Elhaida Dani me Alban Skënderaj

Pas fitores së “The Voice of Italy” Elhaida Dani ka qënë prezente në shumë koncerte në Itali duke shijuar edhe famën në vendin që e zgjodhi si zërin e tij.

Për herë të parë, pas kësaj fitoreje ajo vjen në shqipëri me një koncert dhe ka zgjedhur pikërisht qytetin e saj të lindjes, Shkodrën. Biletat janë shitur të gjitha disa ditë më parë dhe Elhaida është shumë e lumtur për këtë.

E vecanta e këtij koncerti janë edhe të ftuarit, Arilena Ara, Ergi Dini dhe Enrika Derza, talente po nga ky qytet. Surpriza do të jetë kënga e saj e re që vjen si duet me Alban Skënderaj i cili është edhe i ftuari special i këtij koncerti.

Previous articleTrajneri u shkarkua, skuadra mbeti e njëjtë
Next articleKrasniqi- Pacollit: Me gjithë dëshirë, po ta shes shtëpinë baca i Hashimit!