Elvana I Dedikon Vargje Getit?

Këngëtarja atraktive, Elvana Gjata ka gati projektin më të ri. Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka postuar këtë fotografi të plotësuar edhe me një varg të këngës së re. “Sa tkam dash dashni e pare e kurre skam me t’harru”, ka shkruar Elvana, ndërsa ka sjellë vetëm një varg të tekstit të këngës të shkruar nga Geti. 

 

Kanë mjaftuar vetëm këto fjalë që fansat të vërshojnë me komente duke shprehur padurimin deri në lansimin e këngës. Siq shihet edhe në foto, Elvana jo më kot cilësohet si femra më seksi e skenës. Së fundi ajo është imazh i kompanisë më të madhe mobile në Shqipëri, eagle.