Home SHOWBIZ Elvana: jam modeste

Elvana: jam modeste

Elvana Gjata është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe më të pëlqyera.
Këtë e tregon më së miri popullariteti që gëzon ajo tek audienca adoleshente si dhe reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Ajo ka njohur rritje jo vetëm në karrierën si këngëtare por edhe në projekte të tjera larg kësaj fushe.

Së fundmi Elvana u prezantua si imazh i “Albetelecom” dhe “Eagle Mobile”, ku zgjoi edhe më shumë komente.

Ndërkaq edhe pse shumë e njohur dhe e dashur nga adoleshentet, Elvana gjithmonë ka treguar se para së gjithash ajo është një vajzë e cila qëndron me këmbë në tokë, duke aluduar që fama nuk e ka ndryshuar atë.

Këtë na e rikujton këngëtarja, e cila në faqen e saj zyrtare në “Instagram” ka lënë një mbishkrim, ku tregon modestinë saj.

“Sado qe ta mbaj koken lart,kembet i kam ne toke…”, ka shkruar bukuroshja Gjata, transmeton Shqiptarja.

Së fundmi ajo ka shijuar edhe suksesin e këngës “Disco Disco” të cilën e solli në bashkëpunim me grupin e njohur “Kaos”.

Previous articleGjykata Speciale do të hetojë edhe korrupsionin
Next articleStatusi i nënës nuk e ndal Çiljetën…