“Në gojë t’peshkut si dikur që isha fëmijë. Liqeni i Shkodrës”, shkruan Emina në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku krahas shkrimit ka postuar edhe një foto me varkë në mes të liqenit. Edhe pse, modelja me origjinë shqiptare nuk njeh kufi pas sukseseve të njëpasnjëshme, nuk lë pas dhe një pjesë të shpirtit të saj, vendlindjen.
Pas shumë udhëtimeve nëpër pasarelat botërore, destinacion i radhës i modeles janë trojet shqiptare. Bukuroshja përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe Instagram” më herët pati njoftuar të gjithë fansat e saj se ajo do të nis një turne disa ditorë në Malin e Zi.
“Next stop Montenegro (Ndalesa e radhës, Mali i Zi)”, kishte shkruar 29-vjeçarja në “Instagram”, duke mos dhënë detaje rreth udhëtimit. Së fundmi, Emina qëndroi përreth një javë në qytetin spanjoll të Barcelonës, për të promovuar veshjet e kompanisë franceze “Defend Coexist”.
Emina ka lindur në Nju-Jork nga prindër shqiptar të Malit të Zi, ndërsa kjo nuk është hera e parë që e viziton vendlindjen e prindërve të saj, fakt ky që modelja shpesh ka theksuar se e bën të ndjehet krenare.