Home LAJME Emocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së...

Emocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së tij

Victori kishte një buzëqeshje me të cilën mund të merrte gjithçka që donte. Ndërsa, nuk kërkonte shumë. Jetonte me babanë e tij, nënën amvise dhe pesë vëllezërit e motrat në një lagje të varfër në Mançester. Jeta e tij vazhdon të jetë interesante, edhe 77 vjet pas vdekjes së tij tragjike.

Viktor Holmes ishte fëmija i Peter dhe Elizabeth Holmesit. Babai nuk hezitoi të tregonte se cili nga trashëgimtarët është më i dashuri për të. Natën kur vdiq, një nga gjërat e fundit që bëri ishte që pas fotos së djalit të shkruaj: “Veglat ia lë Victorit nëse premton se një ditë do të jetë marangoz si babai i tij”.

Sikur që babai nuk mund të shihte rritën e fëmijëve, as Victori nuk mundi të përmbush dëshirën e babait. Vdiq tri javë para ditëlindjes së 12. Megjithatë, vdekja, si jeta e tij, nuk ishte e rëndomtë.

Në faqen e parë të gazetës lokale Victori u gjet më 1934. Për të u tha: “Nxënësi nëntëvjeçar Victor Holmes përjetoi aksidentin e tij të 11, kur derdhi ujin e ngrohtë valë dhe fitoi djegie të rënda. Para kësaj, Victori tri herë gati sa nuk u mbyt në ujë, dy herë e goditi vetura, një herë motori, e një herë u dogj me karbid”. Victorin pra qyteti e njihte si çunin që ka jetë më shumë se macja.

Në ato vite, kur në Angli ishte një krizë e madhe, shumica nuk mundnin të kishin kujdes shëndetësor. Në spital njerëzit shkonin veç për gjëra tepër serioze, kur nuk kishin zgjidhje tjetër, ndërsa që i varfri ta thirrtë ndihmën e shpejtë kjo nuk vinte në shprehje. Të varfrit duhej të gjendeshin si munden.

Duke ditur këtë, nuk është e vështirë të imagjinohet se sa serioze ishte fatkeqësia e fundit të vitit 1936, kur prindërit e tij e dëshpëruar e çuan menjëherë në spital .

Duke luajtur në rrugë me vëllezërit e tij, Victori i prirë për aksidente, doli në rrugë. Këmba i lidhet në një karrocë kali. Karrocieri nuk u ndal meqë nuk dinte se çfarë ndodhi, ndërsa kur ndaloi ishte vonë. Victori e lëndoi keq këmbën. Shërimi zgjati për disa javë. Këmba ishte aq e deformuar sa që ai nuk mundte të ecte më pa paterica, ndërsa vazhdimisht kishte dhimbje. Por, nuk ankohej dhe kurrë nuk e ndalte buzëqeshjen.

Aksidenti fatal e i fundit i Victorit ishte në fillim të vitit 1937. Në një vend ndërtimi, ku luante me fëmijët, ra në një gropë me gëlqere. Meqë nëna nuk kishte para për spital, u vendos në një ambulancë për të varfrit, ku nuk mund të bënin shumë për të. Me sharmin e tij, ai pushtoi zemrat e të gjithëve. Por, i gjori vdiq nga osteomieliti kronik, një dobësimin i muskulit të zemrës dhe amiloidoza. Nëna e tij, vëllezërit dhe motrat e adhuronin, e po ashtu edhe infermieret. Të gjithë kanë qarë kur e varrosën pranë babait të tij.

Previous articleMjeku shqiptar nga Kosova, shpëton nga vdekja fëmijën katërvjeçar gjerman
Next articleKrimet e luftës do të trajtohen edhe nga vendësit