Erdhi pranvera… sa shumë punë për t’u bërë !

Larja e jorganëve dhe jastëkëve të mbushur me fibra sintetike (vatinë) mund të bëhet fare mirë në lavatriçe, mjafton që ajo të ketë madhësinë e duhur.

Larja e jorganëve dhe jastëkëve të mbushur me fibra sintetike (vatinë) mund të bëhet fare mirë në lavatriçe, mjafton që ajo të ketë madhësinë e duhur. Por duhet të keni parasysh që të hidhni 1/3 e sasisë së detergjentit që hidhni zakonisht(kështu evitoni shpërthime të pakontrolluara të shkumës).

Gjithsesi, përpara së t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që jorganët dhe jastëkët të mos kenë vrima ose të çara nga ku mund të dalë mbushja jashtë. Për t’i tharë, nderini normalisht, por shkundini dhe ndryshoni krahun e nderjes çdo 2 orë, në mënyrë që të evitoni krijimin e gungave. Evitoni pastrimin kimik, sepse produktet kimike të përdorura mund të dëmtojnë mbushjen e tyre.

Shenjat e kondesimit të ujit në dru mund të hiqen duke i fërkuar me një cohë të lagur me përzierje të barabartë uthulle dhe vaji vegjetal.

Për t’i mbajtur perdet sa më gjatë në ngjyrën e tyre origjinale, lajini ato shpesh. Nëse rezultati nuk ju kënaq, atëherë provoni produktet për zbardhjen e tyre.