Është nënshkruar kontrata e renovimit të stadiumit të Prishtinës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komuna e Prishtinës, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përfaqësues të FC Prishtina dhe kontraktuesi “Altrade”, nënshkruan sot kontratën për renovimin e stadiumit të Prishtinës, në vlerë prej 3 milion e 800 mijë euro.

Punët të cilat do ta zgjasin 14 muaj do të kryhen më të mirë që ky stadium t’i plotësoj të gjitha kriteret për ndeshjet ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate ministri i sportit, Kujtim Shala tha se ky është investimi i madh i kësaj ministrie për sportin kosovar.