Home SPORT Është zgjuar Milani

Është zgjuar Milani

Milani ka regjistruar një tjetër fitore në Serie A në përpjekje për ta mbyllur sezonin në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Rossonerët mposhtën Catanian në San Siro me rezultat 1-0.

Nikoqirët bënë paraqitje të mirë në gjysmëlojën e parë dhe me plot meritë krijuan avantazh.

Riccardo Montolivo arriti ta mposhtë portierin Andujar duke shënuar golin e tij të tretë sezonal (23’).

Me periudha të caktuara gjatë fraksionit të dytë, lojtarët e Catanias bënin presion, mirëpo nuk kishin fuqi që ta ndryshonin rezultatin përballë kuqezinjve.

Mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë në minutën e 78-të, pasi Fabian Rinaudo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e mbetur të minutave, vendasit arritën që ta mbrojnë rezultatin dhe të nxjerrin pikë të plota nga kjo përballje.

Milani është ngritur në vendin e tetë në tabelë me 48 pikë, kurse vendi i pestë (Inter) është pesë pikë larg.

Previous articleAtletico vë dorën mbi titull
Next articleNuk dorëzohet Chelsea