Home Uncategorized EULEX nuk e ndal bashkëpunimin me veriorët

EULEX nuk e ndal bashkëpunimin me veriorët

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, është i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me zyrtarët e komunave veriore në vend, edhe pse këta të fundit kanë shprehur qëndrimin e tyre se do t’i shkëpusin marrëdhëniet me këtë mision në qoftë se nuk i ndalin arrestimet në veri. Zyrtarë të EULEX-it për Tribunën kanë theksuar se do të vazhdojnë të kryejnë misionin për të cilin edhe janë të thirrur nga institucionet kosovare.

“EULEX përsërit qëndrimin e vet për kultivimin e marrëdhënieve konstruktive të punës me të gjitha institucionet vendore në favor për të ndihmuar në çështjet lidhur me sundimin e ligjit në tërë Kosovën”, ka thënë shefi i zyrës për informim në EULEX, Miguel Carvalho de Faria. Ai lidhur me arrestimet e kryera në veri të vendit ka thënë se kjo çështje i takon gjykatave e të cilat janë të pavarura në punën e tyre.

“Gjykatat janë të pavarura në punën e tyre dhe marrin vendime në përputhje me ligjin. Misioni respekton autonominë e prokurorëve dhe pavarësinë e gjyqtarëve, si gurthemel i sistemit gjyqësor”, ka thënë më tej Fara. Ndonëse përfaqësuesit serbë po shprehin pezmin e tyre ndaj këtij misioni, sipas Faras, misioni i sundimit të ligjit në Kosovë është në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin lokal dhe përfaqësuesit politikë.

Previous articleSot mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor
Next articleSerbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova