Home SHOWBIZ Ezel mysafir në Festivalin e filmit turk në Sarajevë(foto)

Ezel mysafir në Festivalin e filmit turk në Sarajevë(foto)

Aktori i famshëm turk Kenan Imirzalioglu, në rajon i njohur si Ezel nga seriali me të njëjtin emër së bashku me regjisorin Osman Sinav kanë qëndruar në Sarajevë për të qenë mysafirë në festivalin e filmit turk atje, për edicionin e gjashtë me radhë.

Imirzalioglu ka treguar se është për herë të parë në Sarajevë dhe është i impresionuar për gjithë situatën që është krijuar atje për serialet turke. ”Që nga rënia e ish Jugosllavisë ne ndjemi cdo hap që bëhet këndej, zemra gjithmonë na rrah për këto anë dhe gjithmonë lutemi për ju”, ka thënë në një paraqitje televizive Imirzalioglu. ”E di që këtu jam shumë i njohur kam dhe miq nga kjo anë”. Para se të udhëtojë drejt Sarajevës, Kenan ka vizituar edhe qytetin e Mostarit ku është fotografuar me të pranishëm që kishin dalur ta presin duke u impresionuar nga bukuria e këtij vendi.123

Previous articleShqiptarja i ankohet ministrit zviceran për pensionet e kosovarëve
Next articleRecortes,beteja e papërgjakshme me dema