Fadil Vokrri:Në maj Kosova anëtarësohet në UEFA e FIFA

Muaji maj mund ta gjej Federatën e Futbollit të Kosovës anëtare të UEFA-së dhe FIFA-së

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se në muajin maj janë dy kuvende, ai i UEFA-së dhe i FIFA-së, në të cilat Kosova mund të pranohet si anëtare me të drejta të plota.

“Dje dhe sot është mbajtur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s dhe Kosova është shqyrtuar me urgjencë dhe prioritet”, ka thënë Vokrri.

Numri një i futbollit në vend pret që me 3 maj të pranohet Kosova në UEFA, e menjëherë pas 9 ditësh edhe në FIFA.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe ndihmën dhe marrëdhëniet e mira me federatat e tjera dhe ka shtuar se Giani Infantino ka marrëdhënie të mira.