Home SHËNDETËSI Fakte të rëndësishme që s’i keni ditur për teshtimën

Fakte të rëndësishme që s’i keni ditur për teshtimën

Përveqse e dimë qe duhet thënë “Shëndet”, nuk dimë shumë gjera lidhur me teshtimën.
Po ua paraqesim disa kuriozitete.
Është normale të teshtish 2 ose 3 herë radhazi
Që mikrobet të dalin jashtë, shpesh duhet më shumë se një e teshtitur, prandaj ka raste kur teshtijmë dy ose 3 herë.
Shpejtësia e një teshtime mund të arrijë 160km/orë.
Teshtima del me një shpejtësi shumë të madhe. Ajo fillon nga 48 apo 56 e deri ne 160km/orë..
Mikrobet “kërcejnë” larg.
Mikrobet që dalin nga hunda mund të shkojnë edhe deri ne 9 metra larg jush.
Teshtijmë për të pastruar hundën.
Sipas studimeve, teshtima hap vrimat e hundës dhe largon prej tyre mikrobet e këqija.
Zemra nuk ndalet kur teshtijmë
Ndryshe nga sa mund te thuhet, zemra jone vazhdon të rrahë kur ne teshtijmë edhe pse rrahjet mund të jenë më të dobëta se zakonisht.
E mira është të teshtijmë lirshëm.
Në vend që të zëmë hundën dhe të bllokojmë teshtimën duhet ta lëmë atë të dalë jashtë. Bllokimi mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të sjellë këputje te enëve te gjakut tek sytë, dobësim të enëve të gjakut në tru, dëmtim të timpanëve të veshëve ose probleme me diafragmën.
Drita e diellit mund të nxisë teshtimën.
Të gjithë i mbyllin sytë kur teshtijnë.
Disa mënyra për të penguar teshtimën.
Ka disa mënyra për të penduar teshtimën (pa qene shume vone).
Mund ta fërkojmë hundën, të prekim fort pjesën e sipërme të buzës ose të marrim frymë thellë.

Previous articlePamela: Djemtë e mi e dinë për videon time seksi
Next articleGruaja “xhirafë”