Të dërguarit ndërkombëtarë po zhvillojnë sot takime me udhëheqësit aktual të Ukrainës në Kievë, derisa kryengritja e pro-rusëve po vazhdon në rajonet lindore të vendit.
Nënsekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Jeffrey Feltman, e ka takuar sot në Kiev, presidentin në detyrë Oleksandr Turchynov.
Sekretari i jashtëm britanik William Hague po qëndron gjithashtu në Ukrainë, për të biseduar atje me krerët e vendit.
Diplomatët po qëndrojnë në Ukrainë për të biseduar në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen më 25 maj.
Ndërkohë, forcat ukrainase gjatë ditës së sotme e kanë rimarrë portin në qytetin lindorë Mariupol.
Gjatë këtij aksioni është raportuar se ka viktima por nuk është raportuar për numrin e tyre.
Ndërtesën e bashkisë së qytetit ndërkaq, vazhdojnë ta mbajnë nën kontrollë seperatistët pro-rusë.
Është bërë me dije se autoritetet ukrainase e kanë arrestuar Ihor Kakidzyanovk, ministër i vetshpallur i mbrojtjes në lindje të Ukrainës.
Luftime janë raportuar edhe nëpër qytetin ky ka filluar konflikti në lindje të Ukrainës, Slovyansk.