Home LAJME Familjarët e 239 pasagjerëve protestojnë në Pekin: “Na ktheni njerëzit tanë!”

Familjarët e 239 pasagjerëve protestojnë në Pekin: “Na ktheni njerëzit tanë!”

Të afërmit e pasagjerëve të vrarë në fluturimin e humbur MH370 nisën ditën e sotme protesta të furishme, pas marrjes së lajmeve se nuk kishte të mbijetuar në bordin e avionit të “Malaysia Airlines”. Anëtarët e familjeve kineze u përpoqën të mësynin në ambasadën malajziane në Pekin, duke shprehur zemërimin e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë një “hetim të djallosur”.

Dhjetëra të afërm filluan protestat para ambasadës malajziane në Pekin, të zemëruar për dështimin në gjetjen e avionit pas 17 ditëve kërkime. Ata thërrisnin “Na ktheni të afërmit tanë” dhe “Qeveria malajziane është vrasëse”. Protestat u përshkallëzuan në akte dhune, por rojet e sigurisë u përpoqën t’i ndalonin demonstruesit, që donin të bisedonin me reporterët. Ata mbanin parulla si “MH370, mos na lini të presin më gjatë!” dhe “1.3 miliar njerëz po presin që të përshëndesin avionin.” Ata kërkuan një takim me ambasadorin e Malajzisë.

Autoritetet australiane i ndërprenë operacionet e kërkimit për shkak të kushteve të këqija të motit. Asnjë pamje e konfirmuar e avionit nuk është bërë e ditur qëkur avioni u zhduk nga radarët, mirëpo janë gjetur mbetje në ujërat e oqeanit, larg Australisë, të cilat mund të kenë qenë të avionit.

Drejtori ekzekutiv i “Malaysia Airlines” refuzoi të shprehej nëse do të jepte dorëheqjen pas dështimit për të gjetur avionin, një ditë pas njoftimit të dërguar familjarëve se avioni ishte zhdukur.

Previous articleSHBA: Kërkohen edhe 176 të zhdukur potencial nga shembja e dheut
Next articleUshqime të mira për trurin tuaj