Një 62-vjeçar në Tiranë është keqtrajtuar nga djali i tij 24- vjeçar derisa të moshuarit i ka rënë të fikët. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga komisariati nr.1, në zonën e Farkës ku shkak i këtij sherri në familje ka qenë se i moshuari i kishte ngrenë pjesën e byrekut të djalit të tij. Rasti i paprecedentë ka ndodhur në familjen Mustafaj, ku shtetasi M. Mustafaj si pasojë e këtij “gabimi” është keqtrajtuar nga djali i tij A.
Mustafaj, derisa të moshuarit i ka rënë të fikët. “…Unë kam 2 djem, që janë ndarë nga unë me letra. I pari ka shtëpinë 3 katëshe të mbarume.As nuk e suvaton, as nuk e rregullon. Me të parin kam urdhër mbrojtje. Me të dytin A…, kam problem të vazhdueshme. Më datën 18 mars 2014, nusja e djalit të madh ka bërë byrek. Ai u çua në mëngjes më tha: “…Më ke ngrënë fliten e byrekut….” Natën tjetër ka ardhur në 11:30 të darkës ka thyer derën. Më rrahu me shkelma, me grushta. Më ka lënë pa ndjenja. Pastaj lajmërova policinë. Kjo është hera e fundit, por ka edhe raste t tjera….”, citohet deklarta e 62 vjeçarin në gazetën “Shqiptarja.com”.
Lidhur me këtë ngjarje, dy ditë më parë gjykata e Tiranës ka marrë një vendim për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për të moshuarin M.Mustafaj, duke urdhëruar që djali i tij A. Mustafaj, të mos ushtrojë më dhunë mbi 62-vjeçarin.