“Sylejmani i madhërishëm” është një serial turk i cili ka arritur një shikushmëri të madhe kudo që është shfaqur. Mirëpo, ky serial i ka pasur edhe sakrificat e veta gjatë xhirimit sepse e kanë përcjellur shumë fatkeqësi.
Mediat kroate kanë shkruar me të madhe për këto vështirësi dhe i kanë renditur sipas rëndësisë që kanë.
Aktorja që luan rolin e “Hyremit” thotë se menjëherë e kam kuptuar se diçka nuk është në rregull me mua sepse fillova që të plotësohem shumë edhe pse rregullisht ushtroja dhe kujdesësha për ushqimin. Asnjëherë në jeten time nuk kam pasur probleme shëndetsore deri sa kam filluar xhirimet për serial.
Meryem Uzerli(Hyremi) është bartur nga Berlini në Turqi dhe thotë se që nga atëherë nuk e ka përcjell fati në asgjë. Në rrugë për shkak të pakënaqësive e kanë ofenduar njerezit, gjë që ka ndikuar shumë në jetën private të saj, ngase edhe te i fejuari i nuk ka gjetë mirëkuptim dhe erdhi edhe deri te ndarja.
Duke mos përfunduar me kaq, nga stresi i madhë, tentoi ta mbys veten duke kërcyer nga ballkoni që për fat të mirë shpëton, por përfundon në spitalin psikiatrik në Gjermani. Fatkeqësia nuk përfundon me kaq edhe pse Uzerli[ Huremi] heq dor nga seriali, ish i dashuri i saj Kan Ates e paraqet si një nënë të keqe dhe se nuk don që ta lë vajzën e tij Larën në duartë e saja.
Nuk shpëton lehtë as skenaristja e filmit Meral Okay. Ajo me skenarin e saj, ka ndjellur pakënaqësi te qytetarët, kështu që edhe udhëheqësit e qytetit ja ndaluan xhirimin e serialit në vende publike, e një pakënaqësi të tillë e shpreh edhe kryeministri Rexhep Taip Erdogan. Thuhet se presionin e madhë nuk arriti ta përballojë dhe fitojë semundjen e kancerit të mushkërive dhe vdiq në vitin 2012, vetëm 5 muaj pas diagnostifikimit.
Nuk ka kaluar mirë aktorja tjetër Nur Fettahoğlu, e cila në serial luan rolin e “Madihevranës”. Ajo që kur filloi punën në serial është ndar nga burri Murat Aysan. Ajo ka pasur probleme se nuk ka lindur fëmijë, gjë që e ka munduar shumë.
Gjatë xhirimit të serialit, fati nuk i ka buzëqeshur as Pelin Bekiroğlu që në serial njihet ne rolin e “Mihrimanit”. Edhe ajo është ndarë nga i fejuari i saj, por një fat të tillë e ka pasur edhe artisti tjetër Burak özçivit që luan në rolin e ‘“Bali Beut” të cilin e tradhëtoi e fejuara.
“Sikur të gjitha retë e zeza na kanë rënë mbi kokë, që kur kemi ardhur në Turqi”-thonë Hyremi dhe Madihevranja.
Këto dy aktore kanë lindur dhe jetuar në Gjermani dhe si duket nuk arritën që ta gjejnë veten në ambientet e Turqis konzervative.