Home SPORT Ferdinand dëshiron të mbetet te Unitedi

Ferdinand dëshiron të mbetet te Unitedi

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, do të dëshironte që ta zgjasë qëndrimin në Old Trafford, por pranon se kjo nuk varet nga ai.

35-vjeçari po i afrohet fundit të kontratës, ndërsa paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë të kufizuara për shkak të problemeve me kondicion, saqë është spekuluar se do ta përfundonte karrierën.

“Dua të vazhdoj të luaj, ky është objektivi”.

“Qoftë te Manchester Unitedi ose diku tjetër, varet nga klubi”.

“Po e jetoj ëndrrën dhe dua të vazhdoj, por duhet të presim deri në fund të sezonit”, është shprehur anglezi për BT Sport.

Previous articleNuk dorëzohet Chelsea
Next articleVlerat ushqyese të lakrës