Në kuadër të javës së 18-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës është zhvilluar ndeshja ndërmjet Ferizajit dhe Drenicës e cila përfundoi 0:0 .
Ndeshja ishte e fort dhe me shumë raste të krijuara sidomos nga skuadra e Ferizajit por të cilat në fund ishin të pasuksesshme pra nuk kishin konkretizim.
Vlenë të theksohet që Ferizajit ju anulua një gol për pozicion jashtë loje , e cila mbetet për tu vërtetuar nga xhirimet e ndeshjes dhe do te merret parasysh në notimin përfundimtar të referëve.
Ferizaji me këtë barazim ka të grumbulluar 29 pikë , ndërsa Drenica 28 pikë