Home LAJME Fillon pastrimi i Liqenit të Badovcit

Fillon pastrimi i Liqenit të Badovcit

FSK ka filluar pastrimin e Liqenit të Badovcit pas reshjeve të fundit. Me gjithë rritjen e nivelit prej pesë metrash, reduktimet mbeten ende në fuqi.

Me barka dhe mjete të tjera përkatëse pjesëtarët e FSK’së do të qëndrojnë në Liqenin e Badovcit deri në pastrimin e tij.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Arjeta Mjeku, thotë se mbeturinat nuk e rrezikojnë cilësinë e ujit të pijshëm, por se duhet të hiqen sa më parë nga liqeni.

“Ka qenë një dilemën te  qytetarët të pihet apo të mos pihet uji i Liqenit të Badovcit dhe a mund të ndryshoj kualiteti i ujit të pijshëm nga mbeturinat që ndodhen në këtë liqe. Realisht është një sipërfaqe shumë e madhe që ndikojnë në shumë pak mbeturina në këtë liqe por edhe që ta heqim dilemën tek qytetarët dhe që normalisht liqeni duket më bukur”, tha Mjeku.

Previous articleShqiptarja godet algjerianin për të shpëtuar të atin, shpallet e pafajshme dhe dëmshpërblehet me 4 mijë franga
Next articleFreiburg synon ta blejë Mehmedin