Home SPORT Finale kosovare në Kampionatin Evropian të xhudos, Majlinda përballë Distrisë

Finale kosovare në Kampionatin Evropian të xhudos, Majlinda përballë Distrisë

Kosova vazhdon të shkruaj historinë në arenën ndërkombëtare në sport.

Janë dy xhudistet e mëdha të Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, që kanë arritur të kualifikohen për në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, duke bërë historinë në xhudon evropiane, ku dy garuese nga i njëjti vend arrijnë të kualifikohen në finale.

Të dy xhudistët kosovare kanë qenë të pandalshme në kategorinë e tyre deri në 52 kg, duke shënuar fitore në të gjitha takimet e tyre.

Edhe faqja Judoinside.com në Twitter ka shkruar se “do të shohim një finale krejtësisht kosovare për herë të parë në histori. Majlinda Kelmendi vs Distria Krasniqi #EJOpen #U52”.

Previous articleShqipëria, një fitore larg për të shkruar historinë
Next articleJahjaga ngushëllon Erdoğanin, Kosova dënon rëndë këtë akt terrorist