Home SPORT Fitore e artë e Fushë Kosovës

Fitore e artë e Fushë Kosovës

Fushë Kosova ka arkëtuar tri pikë të arta ndaj Besës së Pejës në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë. Ferronikeli – Ferizaj dhe Trepça – Drenica kanë përfunduar pa fitues.

Fushë Kosova dhe Besa e Pejës janë përballur të shtunën në Fushë Kosovë, në kuadër të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Skuadra nikoqire mundi ekipin pejanë me rezultat 2-1, me dygolëshin që e shënoi Genc Sermaxhaj në minutën e shtatë dhe 89-të.

Futbollistët e Fushë Kosovës me ambicie të qarta për fitore e nisën duelin kundër Besës, duke e kërkuar gjatë gjithë lojës fitoren. Golin e parë dhe të epërsisë për Fushë Kosovën e shënoi Sermaxhaj në minutën shtatë.

Pejanët pjesën e dytë të lojës e nisen me mirë duke marr iniciative në terren dhe në minutën e 70-të përmes Diar Miftarja nga penalltia barazuan shifrat në 1-1.

Pas golit të barazimit, nikoqirët më të gjitha forcat e kërkuan golin e fitores të cilën e arritën në minutën e 89-të nga pika e bardhë përmes Sermaxhajt, i cili ia siguroi pikët e plota Fushë Kos ovës, skuadër kjo që më këtë trepikësh rrite gjasat në garën e “nxehtë” për luftën për ekzistencë.

Fushë Kosova më këtë fitore arrin në kuotën e 23 pikë, kurse pejanët kanë gjithsej 33 pikë.

Feronikeli-Ferizaj 1-1

Trepça nuk ka mundur të marrë më shumë së nja barazim pa gola kundër Drenicës, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Xehetarët” që gjendën në mesin e ekipeve të rrezikuar nuk ia dolën që të mposhti drenicasit, këta të fundit ia dolën që nga ky udhëtim ta arkëtojë një pikë.

Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 26 pikë, kurse Drenica zë vendin e katërtë më 36 pikë.

Trepça-Drenica 0-0

Ndërkohë, edhe Feronikeli dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Në një ndeshje mesatare, ishin nikoqirët që më autogolin e Dardan Qerkinit kaluan në epërsi prej 1-0, kurse në minutën e 14-të, mysa firët me anë të Gazim Rusit barazuan rezultatin në 1-1.

Feronikeli zë vendin e dhjetë më 27 pikë, kurse Ferizaj ka “blinduar” vendin e dytë më 39 pikë.

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të

Rezultatet

Fushë Kosova-Besa 2-1

Feronikeli-Ferizaj 1-1

Trepça-Drenica 0-0

Nesër takohen:

Trepça ‘89-Prishtina

Të hënën takohen:

Hajvalia-Llamkos Kosova

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00.

Previous articleTribunali, vitin e ardhshëm?
Next articleKlasa e 13-të, “humbje kohe”