Home SHOWBIZ Flori vs Arkiva Shqip -Asnjë nga kolegët nuk është i paditur

Flori vs Arkiva Shqip -Asnjë nga kolegët nuk është i paditur

Acromax/Arkiva Shqip tashmë janë shkelës të ligjit shqiptar dhe gjerman. Në disa media shqiptare kohëve të fundit është publikuar si lajm tërheqja e Fori Mumajesit nga gjygji kundër shoqerisë Acromax për mbrojtjen e të drejtave të tij si dhe ngritja e disa padive për kolegët mbi shkelje të drejtash.

Pasi u interesuam mbi vërtetësinë e këtyre publikimeve mësuam se në fakt procedura e tërheqjes së çeshtjeve kundër Acromax ishte një procedurë standarde pasi për këto çështje ishte marrë më parë një vendim në favor të Flori Mumajesit me datë 25.03-2014 nga Gjykata Gjermane e Kelnit dhe nuk ishte i nevojshëm dhe as ligjërisht i saktë, vazhdimi i gjygjit për të njejtën çeshtje edhe në Shqipëri. Në lidhje me gjygjet e reja ndaj kolegeve, mësohet se edhe në këto padi përmendet sërisht si i akuzuari kryesor Aldor Nini (Acromax/Arkivashqip).

Flori ka qenë i detyruar që kësaj here të permendi edhe emrat e kolegeëve të tij në padi, pasi Acromax/ArkivaShqip i ka përfshirë ata në “kundër ankesën” (counter-notifikation).Mësohet se vet Flori nuk ka pasur ndërmend të padis asnjë nga kolegët e tij dhe se gjithashtu para dhe pas dorëzimit të padisë i ka ofruar atyre, informacionin mbi mundësinë e mosdëmtimit nga kjo padi. “Arkiva Shqip” vazhdon gjithsësi të mbetet i vetmi përgjegjës përballë You tube dhe ligjit ndërkombëtar për shkelje të së drejteës autoriale dhe jo artistë të tjerë siç kanë publikuar mediat së fundmi.

Përfshirja e tyre është bërë nga Arkiva Shqip, për diskriminimin e figurës se producentit e kantautorit Flori Mumajesi nëpermjet disinformimit të mediave. Ky ka qenë qëllimi i “Arkiva Shqip” por duket të ketë dështuar sërisht, pasi Flori Mumajesi jo vetëm qe ka përfshirë edhe artistet në padinë e tij, por ka gjetur edhe mbështetjen e disa prej tyre për të treguar të vertetën perballë gjykatës mbi autorësinë e kompozimit të kengëve të tyre. Ndërkohë që përveç padive të ngritura në kundrejt Acromax në Tiranë, mësohet se Aldor Nini pritet të dënohet deri në 250.000 euro gjobë për shkelje të përseritura, si pasojë kallzimeve që janë ngritur dhe do të ngrihen sërisht kundeër shoqerisë së tij në Gjermani nga

Flori Mumajesi kësaj here për shkelje të ligit Gjerman dhe shkelje të vendimit të Gjykates Gjermane të Kelnit , lëshuar me datën 25.03-2014, në favor të së drejtave të Flori Mumajesit. Asnjë mëri mes kolegësh, gjithçka është e qartë, madje Getoar Selimi dy ditë më parë ishte në Tiranë dhe ka qëndruar jo pak në studion e Florit. Në qendër të kësaj historie është veteë Arkiva Shqip. Nuk është as Soni Malaj, as Getoari as Tuna dhe askush nga koleget.

Previous articleDështon kapja e J. Saraçit, i dyshuar për rastin “Shega”
Next articleTitulli për Cityn, dorëzohet Liverpooli