Home LAJME Forcat e Armatosura mund të jenë pjesë e dialogut

Forcat e Armatosura mund të jenë pjesë e dialogut

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë paralajmëruar e Lista Serbe do të paraqesë pengesë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Naim Maloku dhe Ramadan Qehaja kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’, se lidershipi vendor ka gabuar që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës nuk e ka bërë në legjislaturën e kaluar.

“E ardhmja e Forcave të Armatosura tani mbetet në dialogun Kosovë-Serbi dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në NATO, nëse ajo vendos për atë rrugë dhe kushtëzimit që tani duhet Shqipëria t’ia bëjë Serbisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Serbisë në NATO… Lista Serbe është e dirigjuar plotësisht nga Qeveria e Serbisë dhe e detyron Kosovën edhe për ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Naim Maloku, ekspert i sigurisë.

Maloku i ka kritikuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që në mandatin e kaluar kanë penguar vazhdimin e ulëseve të rezervuara dhe formimin e Forcave të Armatosura.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Ramadan Qehaja ka shprehur të njëjtin shqetësim. Sipas tij, fajtor për mospërmbylljen e çështjes së ushtrisë në mandatin e kaluar është lidershipi vendor.

Previous articleRama takon Vuçiç: Të rritet kujdesi ndaj shqiptarëve të Preshevës
Next articleZëvendësministrat pritet ta tensionojnë LDK-në