Foto fantastike të shkrepura nga iPhone 6

Apple si duket i është përgjigjur pretendimeve të Samsung-ut se kamerat e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-it nuk janë më të mira se kamerat e Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge, të prezantuar në Kongresin Botëror të Telefonave, me një album me foto të shkrepura nga iPhone 6.

Ka mbi 75 milionë përdorues të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-it në të gjithë botën. Apple ka grumbulluar fotot më të mira të shkrepura nëpërmjet këtyre telefonave inteligjentë, dhe i ka postuar në uebsajtin e saj. Secila foto ka një përshkrim, bashkë me ermin e aplikacionit që është përdorur për të krijuar foton.

Ka shumë foto fantastike që nuk mund ta besojmë se janë bërë nëpërmjet një telefoni inteligjent. Pjesa më e madhe e fotove janë shkrepur duke përdorur aplikacionin Camera, pa përdorur asnjë filtër apo efekt.

Të gjitha fotot duken fantastike, jo vetëm falë cilësisë së imazhit, por edhe për shkak të aftësisë së fotografit. Ato mund të jenë një burim i mirë frymëzimi për atë çka mund të bëni me kamerën tuaj të telefonit kur të dilni nga shtëpia.