Home SPORT Fotografia me Mourinhon si dëshmi në gjykatë

Fotografia me Mourinhon si dëshmi në gjykatë

Menaxheri i Chelseat Jose Mourinho dhe zv/kapiteni i kësaj skuadre, Frank Lampard janë përfshirë pa dëshirën e tyre në një aferë mafioze.
Fotografitë e tyre janë përdorur si matrial dëshmues në gjykimin e një grupi mafioz napolitan.
Të akuzuarit për vrasjen e njërit nga anëtarët e bandës së nëntokës napolitane, Karmin Amurozzo si dëshmi në gjykatë kanë paraqitur fotografitë nga ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, që është zhvilluar para tetë vjetësh.
Të akuzuarit Pagano, Almato dhe Pacone thonë se nuk ka mundur ta kryjnë këtë krim që ngarkohen sepse gjatë asaj kohe ishin në ndeshje, dhe si dëshmi kanë paraqitur fotografitë ku pozuan me Mourinhon dhe Lampardin në hotelin Arts në Barcelonë, aty ku ishte i vendosur Chelsea.

Previous articleBarcelona pas Martinezit e Courtois
Next articleIu zgjatët arresti shtëpiak avokatit shqiptar dhe atij serb