Home LAJME Frikë për vjedhje

Frikë për vjedhje

Koha shumë e shkurtër, ligji i njëjtë dhe procedurat e pandryshuara kanë vënë në dyshim besueshmërinë e zgjedhjeve të mundshme për qershor

Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, ka ngritur dilemat nëse ky proces do të ishte i rregullt dhe pa manipulime, duke pasur parasysh se ç’ka ndodhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2010.

Koha shumë e shkurtër, ligji i njëjtë dhe procedurat e pandryshuara kanë vënë në dyshim besueshmërinë e zgjedhjeve të mundshme për qershor. Përfaqësues të organizatave joqeveritare që kanë përcjellë procese zgjedhore, kanë thënë se këtë radhë kryekëput gjithçka do të varet nga veprimet e subjekteve politike se sa ato janë të interesuara për zgjedhje të drejta.

Sipas tyre, për shkak të afatit të shkurtër, pothuajse është e pamundur të ketë përsëritje të zgjedhjeve të fundit lokale që janë cilësuar si ndër më të mirat të organizuara në Kosovë. Selatin Kllokoqi nga instituti D4D, vlerëson se rreziku për manipulim është i lartë, duke pasur parasysh, sipas tij, që nuk ka ndryshuar asgjë në aspektin legjislativ nga procesi i fundit në vitin 2010.

Previous articleKryeministri turk Rexhep Erdogan, vizitë zyrtare në Shqipëri më 14 maj
Next articleJuventus konfirmon: Vidal do të operohet sot