Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund të frenojë plakjen mendore për më shumë se dy vite.
Sipas disa studiuesve, ngrënia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund të ndihmojë në frenimin e plakjes së mendjes në moshë të thyer.
Është zbuluar se plakja e trurit mund të shtyhet deri në dy vite e gjysmë tek gratë e moshuara nëse hanë sasi të mëdha të manaferrave. Këto zbulime vijnë nga një studim i gjatë i mostrave mjekësore, i cili përfshin vetëm gratë, por mund të aplikohet edhe tek meshkujt.
Ekspertët besojnë se përfitimet vijnë nga përmbajtja e lartë e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantët që gjenden tek bimët që mund të të mbrojnë nga një mori sëmundjesh.
Ekipi amerikan i studimit ka përdorur të dhëna nga ky studim, ku përfshihen 121700 femra, të gjitha të moshës 35-55 vjeçe të regjistruara që kanë përfunduar pyetësorët për shëndetin dhe jetesën që nga viti 1976. Zbulimet sugjerojnë se rritja e konsumimit të manaferrave ngadalëson plakjen e receptorëve njohës tek femrat e moshuara.