Home LAJME Fule pret zgjedhje të drejta dhe demokratike

Fule pret zgjedhje të drejta dhe demokratike

Është mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në të cilin morri pjesë edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule, i cili tha se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Ai gjithashtu ka vlerësuar si të suksesshëm përmbylljen e negociatave për MSA.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atiftete Jahjaga tha se mbyllja e negociatave për MSA-në është themel për integrime tutje në BE, duke kërkuar intensifikim të angazhimeve për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, e duke vlerësuar se qytetarët e Kosovës nuk e rrezikojnë askënd dhe kërkojnë të jenë të barabartë me qytetarët e shteteve tjera të rajonit.

Jahjaga është shprehur se mbetet e përkushtuar për promovim për tërheqjen investitorëve, gjithashtu do të jetë e pa kompromis ndaj dukurive negative që po e ngadalësojnë zhvillimin e vendit.

Ajo tha se zgjedhjet do të dëshmojnë demokratizimin e vendit. Ajo ka falënderuar Fulen për përafrimin e Kosovës në agjendën e BE-së.

Kurse, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka prezantuar punën e Kuvendit të Kosovës dhe një varg ligjesh të miratuara, duke përmendur edhe disa prej tyre që nuk kanë arritur të përfundohen brenda këtij mandati legjislativ, e me theks atë për zgjedhjet.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderët e partive politike në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe para komisionerit Fule, kërkuan liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë.

Previous articleHigjiena e gojës tek fëmijët
Next articleBabai ma i mirë prej krejtve, plotëson ëndrrën e djalit