Gabimet e zakonshme që bëhen me vetullat!

Vetullat marrin pjesë shumë në pamjen e përgjithshme të fytyrës, ndaj sa më të kuruara dhe perfekte që të jenë ato, aq më mirë do të duken femrat. Por për shkak të përkujdesit të shtuar, nuk janë të rralla edhe gabimet që bëhen me to. Më poshtë po rendisim ato më të zakonshmet.

Heqja e shpeshtë e tyre.

Përgjithësisht i drejtohemi shpesh pincetave për të hequr vetullat. Por kjo është e gabuar, rekomandohet që vetullat të hiqen një herë në tre ditë, periudhë që përkon me kohën që i duhet asaj të rritet.

Përdorimi i pincetave të vjetra.

Pincetat janë si furçat e dhëmbëve, ato kanë një jetë të shkurtër përdorimi. Ndaj mos kurseni që ti keni ato gjithmonë të reja, por gjithashtu përmirësoni mënyrën e ruajtjes së tyre, pastrimin, veçanërisht pas përdorimit duke i lyer me pak alkool.

Abuzimi me lapsin e syve.

Bëni gjithnjë kujdes për llojin e lapsit që përdorni për të zmadhuar apo theksuar formën e vetullave tuaja. Përdorimi me kujdes i një lapsi me një tonalitet më të qartë në krahasim me ngjyrën tuaj do t’i japë fytyrës suaj më shumë dritë dhe shkëlqim.

Anashkalimi i pjesës së sipërme.

Shpesh qëllon që të përkujdesemi vetëm për pjesën e poshtme të tyre, duke harruar pjesën e sipërme. Ndaj për të pasur maksimumin e kujdesit, tregoni vëmendje edhe në pjesën e sipërme të ballit, pasi kështu do të keni qerpikë të përsosur.

Harkimi përtej masës i vetullave shpesh kthehet në mani, por ai nuk duhet të kalojë asnjëherë masën dhe të jetë në unison me formën e tyre natyrale dhe fytyrën.

Zmadhimi tej mase i distancës mes vetullave.

Përbën një gabim frekuent në fakt, por në këtë rast nuk duhet të harrojmë se kemi berë që të na duket hunda më e madhe dhe sytë shumë larg njeri-tjetrit.

Aplikimi i dyllit pas përdorimit të kremrave antiplakje.

Nuk janë të rralla rastet kur përdorim dyllin njëkohësisht me kremrat antiplakje. Kjo në fakt dëmton lëkurën duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj përpunimit të mëtejshëm estetik. Në këtë rast, dylli nuk duhet të përdoret në lëkurë përpara se të kenë kaluar gjashtë javë nga trajtimi i fundit me kremra antiplakje.

Mungesa e vizitave te estetistja.

Rekomandohet që së paku një herë në vit të bëjmë një vizitë në një prej këtyre qendrave, pasi në këtë mënyrë do të mësojmë më shumë për të bërë pastaj sa më pak gabime në shtëpi.