Gabimet që i bëjmë gjatë pastrimit të fytyrës

Edhe aktivitetet e thjeshta të përditshme, të tilla si: pastrimi i fytyrës, ndonjëherë mund të shkaktojë probleme të lëkurës. Në vazhdim do të paraqesim disa nga gabimet më të shpeshta që i bëjmë me rastin e pastrimit të fytyrës.

– Zgjedhja e gabuar e produkteve: Pastruesit e mirë të lëkurës do të duhej të largojnë tërësisht papastërtinë, pluhurin, makijazhin, duke mos hequr yndyrat natyrale nga lëkura apo qelizat e shëndetshme. Prandaj, ato nuk duhet të jenë as shumë të buta dhe as shumë të forta, pasi në këtë rast, do të paraqitet skuqja e lëkurës ose lëkura mund të bëhet shumë e tërhequr.

– Pastrimi i shpeshtë: Është e mjaftueshme për të larë fytyrën tuaj një herë në ditë. Çdo gjë më shumë do të irritojë lëkurën dhe mund të arrihet efekti i kundërt, duke bërë që lëkura të bëhet më e yndyrshme. Nëse nuk keni grim në fytyrën tuaj, ose krem për rrezitje dhe nëse nuk jeni djersitur shumë gjatë ditës, anashkaloni pastrimin e fytyrës në mbrëmje, por vetëm duke e shpërlarë me ujë të vakët. Lejoni lëkurën të marrë veten nga një shumëllojshmëri e produkteve kozmetike.

– Temperatura e ujit: Është një lloj miti se uji i ngrohtë hap poret dhe uji i ftohtë i mbyll ato. Është e vërtetë, megjithatë, poret nuk kanë muskuj që të hapen apo të mbyllen. Uji i ngrohtë mund të lë një ndjenjë të këndshme në fytyrë, por nuk është i përshtatshëm për vajrat natyrale që veprojnë si mbrojtje. Uji i vakët është më i këndshëm për fytyrën tuaj.

– Shpëlarja: Nëse nuk e shpërlajmë mirë fytyrën pas ndonjë trajtimi, do të vjen deri te mbyllja e poreve dhe tharja e lëkurës. Linjat përgjatë nofullës, së bashku me zonat e flokëve dhe hundës, janë më të lëna pas dore kur shpërlajmë sapunin.

– Fshirja me peshqir: Kur fshini fytyrën, mos e fshini atë me një peshqir, sepse në këtë mënyrë e zgjatni lëkurën, duke dëmtuar elasticitetin natyral të lëkurës.

– Kremi hidratues: Për ta absorbuar lëkura në mënyrë më efektive kremin hidratues, aplikoni atë menjëherë pas pastrimit, përderisa lëkura është ende e lagshtë. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet për trajtim të veçantë. Nëse prisni që lëkura të thahet plotësisht, përbërësit aktivë të kremit vështirë se mund të depërtojnë në lëkurë.

– Mos kini frikë nga vajrat kozmetike: Për një kohë të gjatë, vajrat kozmetike konsideroheshin si armik i lëkurës, por tani kjo ka ndryshuar. Ekspertët thonë se çdo lloj i lëkurës mund të përfitojë në qoftë se pastrohet me vaj, duke përfshirë edhe lëkurën e yndyrshme. Vaji i mirë pastron poret e ndotura dhe largon bakteret, duke ndihmuar në revitalizimin e lëkurës. Mund të provoni vajin me cilësi të lartë nga bajamet, farat e kajsisë, farat e rrushit, ose vaj luledielli të zakonshëm.