Home LAJME Gashi: UP, viktimë e ndërhyrjeve politike

Gashi: UP, viktimë e ndërhyrjeve politike

Në analizën e publikuar me titull “Universitetet publike të Kosovës-integriteti akademik në rrezik” nga profesori i UP-së, Qëndrim Gashi, thuhet se UP muajve të fundit ka shkaktuar tronditje me disa skandale që kanë ndodh në këtë institucion, derisa sipas tij, ky institucion ishte viktimë e politikave të ndryshme që nga themelimi.

Sipas Gashit, UP përgjatë gjithë funksionimit të tij si institucion, pësoi ndërhyrje të shumta, të cilat gjithnjë ishin politike.

“Akuzat për shkelje të rënda të normave themelore të integritetit e prekin jo vetëm reputacionin e UP-së por edhe cilësinë e rezultateve të të nxënit dhe përvojat të cilat i ofrohen studentëve të këtij institucioni dhe është pikërisht kjo cilësi e rezultateve të të nxënit e jo kohëzgjatja e shkollimit e cila e bënë diferencën në fund. Prandaj kapitali njerëzor, inovacioni dhe njohuritë janë viktima të një mjedisi akademik pa integritet e rrjedhimisht impakti ndjehet edhe për shoqërinë e gjerë për çka jemi edhe sot këtu”, ka thënë ai.

“UP-ja luajti rol kyç në zhvillimet politike në Kosovë, por në të njëjtën kohë ishte edhe viktimë e ndërhyrjeve politike. UP-ja nuk u krijua me mision të avancimit të dijes qysh në themelim UP-ja ishte universitet me mision specifik politik nga ata që e kërkonin dhe ata që e themeluan. E njëjta përzierje e politikës së UP-së me politikën vazhdoj edhe në vitet 90-a në një periudhë tragjike për Kosovën në përgjithësi për të kulmuar me ndërhyrjet politike të ashpra dhe shpesh me karakter kriminal në 15 vitet e fundit. Së misioni i UP-së është politik e deklarojnë edhe deklarimet e udhëheqësve të UP-së ata që kanë qenë më herët që thonë se UP-ja duhet të bëjë diçka që të mos mbeten në rrugë të rinjtë. Domethënë, UP-ja shihet si institucion social”, ka thënë ai.

Ndërsa, prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, Hasnije Ilazi, ka thënë se menaxhmenti i përkohshëm i cili është aktualisht në qeverisje, gjatë kohës për sa ka mandat, nuk ka mundësi as të ‘skanoj’ gjendjen e lëre më të ndërmerr masa për përmirësimin e saj.

Kurse, Dukagjin Pupovci, njohës i çështjes arsimore, ka thënë se integriteti akademik i UP-së nuk është diskutuar me vite të tëra.

“Për fat të keq, integriteti akademik ka vite madje edhe dekada që nuk është temë diskutimi në UP dhe për këtë më së miri flasin dy skandale e fundit që i kemi pas në UP. Do t’iu kujtohet që para 5 muajsh kemi pas arrestime të 11 asistentëve dhe studentëve në UP më akuzë për shitje notash dhe regjistrime të paligjshme me kompensim të të hollave”, ka deklaruar ai.

Previous articleAAK kujton 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit
Next articleHaxhiu: LDK dhe VV kanë humbur rrugën në rreth rrotullim te Veterniku