Home LAJME Gazetarët serbë kërkojnë mbrojtjen në liri të Ivanovicit

Gazetarët serbë kërkojnë mbrojtjen në liri të Ivanovicit

Një grup prej shtatë gazetarësh serbë nga veriu i Kosovës, ka këkuar të mërkurën nga EULEX-i që t’i mundësoj menjëherë liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, mbrojtjen në liri.

“Arrestimi i Ivanoviqit është diçka që na ka shokuar, sepse e njohim shumë mirë dhe jemi të bindur se ai është i pafajshëm”, thuhet mes tjerash në letrën e gazetarëve dërguar EULEX-it dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.

Sipas tyre, serbët në Kosovë janë qytetarë të rendit të dytë, dhe se për ta nuk vlen fuqia e së drejtës, por e drejta e fuqisë.

Ndryshe, Ivanoviq i cili aktualisht ndodhet në burgun e veriut të Mitrovicës, është arrestuar më 27 janar nga pjesëtarët e EULEX-it, për shkak të dyshimeve për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000.

Previous articleThaçi: Qeveria ka bashkëpunuar ngushtë me hetuesit e Task Forcës së Bashkimit Europian
Next articleHashim Deshishku, deputet i LDK’së, pritet të arrestohet?