Home LAJME Gecët: Isa Mustafa injoroi 10 mijë nënshkrimet

Gecët: Isa Mustafa injoroi 10 mijë nënshkrimet

Familja Geci ka reaguar pas përgjigjes negative të LDK’së se asnjëri prej kësaj familje nuk i plotëson kriteret për të qenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie.

Në emër të Familjes Geci, Halili ka thënë se Isa Mustafa do te denohet me voten e popullit.

“Në emër të vëllezërve të mi dhe për hir të elektoratit të LDK-‘së dhe peticionit më 10-mijë nënshkrimeve u ndjeva i obliguar ti përshëndes simpatizantët e LDK’së që aq shumë kanë dëshirë qe ne te jemi pjesë e Parlamentit ne formim. I falemenderoj vëllezërit e mi për respektin që i bënë nënshkruese të peticionit që u detyruan t’i luten Ises që të kenë parasysh nënshkrimet dhe dëshirën e elektoratit, e nëse Isa Mustafa i neper këmbë dhe përbuzë elektoratin vëllezërit e mi gjithmonë do t’i përulen nënshkrimeve dhe dëshirës se elekotartit, e jo para Isa Mustafes”, thuhet në reagimin e Familjes Geci.

Lexojeni të plotë reagimin:

Në pergjigjen e kryesis qendrore të LDK-së të dates 09.05.2014 në lidhje me ne vellezerit GECI që nuk i plotësuam kriteret për te qenë pjese e parlamentit.

SIPAS KRYESIS QENDRORE bazuar ne kriteret e keshillit të pergjithëshem të partisë per kandidatët që vijnë në listen për deputet të LDK-së permënden dy pika:
1)Kontributet në LDK i secilit kandidat
2)Shuma e votave te tyre nga cili vend vine.
Dhe që ne vellezerit Geci nuk po i plotësojkam keto kritere dhe mu per ata nuk mund te jemi pjese e ketij parlamenti!
Në emer të vëllëzerve të mi dhe për hirë të elektoratit të LDK-së dhe peticionit më 10-mijë nënshkrimeve u ndjeva i obliguar ti përshendes simpatizantet e LDK-së që aq shumë kanë deshir qe ne te jemi pjesë e paralemntit ne formim,I falemenderoj vëllëzerit e mi per respektin që i bene nenshkruese te peticionit që u detyruan ti luten Ises qe te kenë parasysh nenshkimet dhe deshiren e elektoratit, e nese Isa Mustafa i neper kembë dhe perbuzë elektoratin vellezerit e mi gjitmone do ti perulen nenshkimeve dhe deshires se elekotartit, e jo para Isa Mustafes.
Mos respekti i Isa Mustafes ndaj 10 mijë nenshkrimeve si dhe shumë kontribuesve të tjerë te LDK-së, do te gjykohet Isa jo ne.
Kryetari Isa fletë me gojen e vet ne emer te këshillit, për mendimin tim është shumë i gabueshem, ngase e tere Kosova por edhe me gjerë e din kontributin e vellezerve Geci rreth qeshtjeve Shqiptare,njësoj siq e dine edhe kontributin e Isa Mustafes ku ishte dhe ç’beri për Kosovën?!
E ndijë per obligim ta njoftoi Isa Mustafen dhe kryesin qendrore te LDK-së edhe Shqiptaret kudo qe janë se familja ime që nga viti 1877-78 e kendej kemi dhenë per kete kombë per kete dhe 104-mashkuj te trungut te familjes sime,ndoshta per Isa Mustafen edhe dike ne rrethin e ngushtë te ti eshte pak,po qfare te bejeme qe nuk kem pas mundesi me dhënë më shumë.
E sa per kontributin e dhënë per qeshtje Shqiptare e viteve te 90-e kendej nuk kemi nevoi te shfletojmë Historin për askend e për familjen time dhe vellezerit e mi hiq se hiq,ngase jem deshmitar te gjallë për kontributet e secilit nga ne, ashtu siq jemi të gjallë per ‘kontributin’’ e Isa Mustafes dhe formen se si erdhi ne LDK edhe kete e dijmë.
Edhe nje herë i bëjë apel Ises le ti ve gishtin kokës dhe le të mendon mire se njeri prej vellezerive Geci e ka vendin në ate listë.
Andaj edhe Isa Mustafa edhe një numer i caktuar i njerzive qe e rrethojne ate nuk e ka vendin ne ate liste para vellezirve Geci edhe pse e respektojmë votën që ka dalë nga kuvendi i fundit i LDK-së ,sepse jemi instucionalista te cilet e respektojme voten e delegatve,e jo si Isa nuk i respekton 10 mijë nenshkrime.
Ju faleminderit për mirkuptim,kam shpresë që do te ikë mllefi dhe do te mbreteroj arsyea.edhe njehere faleminderit eketoratit te LDK-se kudo qe janë,do te jemi besnik te Rugovizmit dhe votes suaj.
Me respect Halil Geci

Previous articleSërish dominojnë keniasit, Maina i pari
Next articleIsa Mustafa kërkon vota përmes vizionit të Ibrahim Rugovës