Home SHOWBIZ Genta Ismaili me liber autobiografik

Genta Ismaili me liber autobiografik

122Genta Ismailit i janë bërë 10 vite në skenë. Këngëtares i pëlqen që këtë dhjetë vjeçar ta quajnë ‘’Dekada e Gentes’’. Në shenjë të këtij përvjetori jubilar, Ismaili ka menduar që të sjellë një mori projektesh: këngë, klipe…dhe një libër autobiografik.

Nga burime tona kuptojmë se Genta është duke menduar seriozisht që të gjitha përvojat e saj profesionale dhe private ti hedh në këtë liber, i cili ndonëse ende nuk është as afër finalizimit, ka një titull – ‘’Dekada e Gentes’’.

Genta Ismaili ka deklaruar së fundi se gjatë këtyre viteve ka parë, dëgjuar e përjetuar shumë, andaj ka se çfarë të thotë.
Yjet ndërkombëtarë fillojnë të shkruajnë për veten në moshën e mesme ose atëherë kur e shohin se karriera po u perëndon, në mënyrë që të tërheqin vëmendje dhe të përfitojnë nga marrveshja me shtëpinë botuese dhe më pas shitja, ndërkaq Genta me sa duket mendon që kjo është koha e duhur që ajo të thotë gjithçka për veten.

Previous articlePse Mc Kresha dhe jo Stresi?
Next article5 ushqime të cilat janë të shëndetshme për Prostatë