Home Kuriozitete Gjallesa më e moçme në botë, breshka 182 vjeçe

Gjallesa më e moçme në botë, breshka 182 vjeçe

Breshka me emrin Jonathan, e cila jeton në ishullin Shën Helena (St. Helena) me 182 vjetët e moshës që ka, konsiderohet gjallesa më e moçme në botë.

Nuk dihet me saktësi se kur e si ka mbërri kjo breshkë në ishullin Shën Helena, meqë ky lloj i rrallë e ka origjinën nga një prej ishujve nga Oqeani Indian.
Supozohet se Jonathan në këtë ishull do të ketë mbërri me ndonjë anije tregtare, të ciulat shpesh kthenin aty. Sipas Newska.com, Njuska.com, vitet e kësaj breshke janë llogaritur sipas një fotografie nga vitit 1882, në të cilën Jonathan ka pasur rreth 50 vjet.
Ndër shumë fotografi në të cilat shihet kjo kafshë jetëgjatë përmendet edhe një nga viti 1900, në të cilën shihet një i burgosur nga lufta e Burskut, afër të cilit kalon breshka Jonathan.

Jonathan ka shumë vite që jeton në plantacionet pronë të Guvernerit, në këtë ishull britanik, ndërsa gjatë 182 vjetëve që saj ka përcjellë tetë monarkë britanikë, 33 guvernerë dhe më shumë se 50 kryeministra britanikë.
Me gjithë moshën pohohet se kjo breshkë është shumë aktive dhe çdo ditë kalon çaste me disa breshka të tjera që janë shumë më të reja se ajo.
Jonathan bën pjesë ndër llojet e breshkave që mesatarisht jetojnë 250 vjet, por mund të arrijnë peshën deri 300 kg.
Sipas ë dhënave zyrtare, gjallesa më e moçme që njihej deri para pak vjetësh ishte breshka Harijet nga Galapagosi, e cila ngordhi më 2005 në moshën 175 vjeçe.

Previous articlePër një ulëse në Glatbrugg të Zvicrës, kandidojnë 7 shqiptarë
Next articleTrepça e Bashkimi shpresojnë të shkojnë në gjysmëfinale