Home Kuriozitete Gjenden akrepa të gjallë në banane

Gjenden akrepa të gjallë në banane

Punëtoret e një supermarketi kanë mbetur të shokuar kur kanë gjetur akrepa të gjallë në një kuti të bananeve.

Punëtorët e supermarketit menduan që ata po marrin banane por aty u takuan me akrepa t gjallë në paketimin e këtij fruti.

Por në një inspeksion të tyre më të afërt doli që krijesa më të vërtetë ishte një akrep i zi dhe helmues.

Akrep ka arritur që të vije deri në Britani nga Kosta Rika ku edhe prodhohet më së shumti ky frutë.

Asistentja e shitjeve Angela Parren kishte parë diçka duke lëvizur në raftet e dyqanit Phoenix në qytetin e Cronwall.

Kur i kishte kontrolluar bananet në kuti ajo kishte parë një akrep afër 12 cm të madh në frutë.

E befasuar, znj. Parren dhe punëtoret e saj qetë e kanë vënë paketën në magazinën e dyqanit para se të kontaktonin policinë dhe inspeksionin që gjendet në kopshtin Newquay.

Les Howel, pronari i Phoenix tha: Ne nuk e dinë çfarë të bëjnë me të. Nuk na u dok e drejt ta mbysim kështu që kontaktuam shërbimet e kontrollit të gjërave të blera. Ata na sugjeruan që të thirrim policinë të cilët thanë të thërrasim inspeksionin.

Previous articleDel nga shtëpia pas 50 vitesh
Next articleE dëshmon dhe e vazhdon, të lumtë Besnik Hasi