Home LAJME Gjermania i ofron mbështetje Kosovës

Gjermania i ofron mbështetje Kosovës

Sado i dhimbshëm që do të ketë qenë vendimi i institucioneve të Kosovës, ato dje dhanë një test të madh para parlamentit në rolin e një shtet të pjekur dhe me përgjegjësi të lart, ani pse në këtë rast kemi të bëjmë me një shtet të sapoformuar në kontinentin e Europës.

Pas aktit të djeshëm, me të drejtë ka pasuar edhe mbështetje dhe përgëzime, sidomos nga Shteteve të Bashkuara, Gjermani, Britania e Madhe, Franca etj., në lidhje miratimin e vendimit për formimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare, si dhe për vendimin e vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në fund të vitit 2016.

Veçmas shteti gjerman ka mirëpritu dhe vlerësuar lart këto hapa të Republikës së Kosovës, kur dihet se drejtuesi i EULEX-it së fundi është një diplomat i lart i këtij vendi, siç është z. Bernd Borchardt, raporton Publiku.

Në vazhdimi postimi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë:

«Ne e mirëpresim lajmin ku shumica e Kuvendit tw Kosovës dje e miratoi vazhdimin e sundimit të ligjit të BE- së, rrjedhimisht Misionit e EULEX-it në Kosovë. Në të njëjtën kohë deputetët miratuan edhe ngritjen e një Gjykate të Posaçme Ndërkombëtare për të lejuar dhe për t’i hapur rrugë pretendimit të akuzave në lidhje me të ashtuquajturin “Raportin e Martit ” të Europës .

Mbështetja e gjerë në parlament është një provë e qartë për pjekurinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë së përfaqësuesve politikë të përfaqësuar në Kuvendi.

Me këtë hap shteti i Kosova e ka mbështetur në mënyrë të qartë formimin e qartë të gjyqësorit për t’u marrë me krimet e pretenduara. Vendimi është gjithashtu një shembull i qartë i vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve vendore me ato të BE-së, veçmas në fushën e Sundimit të Ligjit, si dhe në segmente dhe struktura të sigurisë, para anëtarësimit të vendit në BE».

Previous article​Familjarët e të pagjeturve vizitojnë Rashkën
Next article​Sulmohen me armë zjarri dy vetura të EULEX’it në veri