Home SHOWBIZ Gjira dhe Argjentina Ramosaj, vijnë me duet

Gjira dhe Argjentina Ramosaj, vijnë me duet

Këngëtarja atraktive, Gjira, përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se ajo është duke gjiruar klipin e saj më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Argjentina Ramosaj, një duet i rallë femëror.

“Çkemi live gjatë xhirimeve, #dejavu soon ….”, ka shkruar Gjira, duke lënë të kuptohet se kënga titullohet “Dejavu”.

Këtij postimi Gjira i’a ka bashkangjitur edhe një foto ku shihen të dyja këngëtaret së bashku.

Ajo, kohë më parë ka paralajmëruar se po punon në albumin e saj të ri dhe se ka disa bashkëpunime interesante.

Pos tjerash, Gjira ka thënë se është gati edhe për një bashkëpunim me Vig Poppan e grupit Kaos.

Këto projekte të Gjirës vijnë pas këngëve të suksesshme si: “Mami S’pom Len” dhe “Boom Çik e Çak”.

 

Previous articleRita feston e zhveshur suksesin për këngën e saj (Foto)
Next articleNgarkesa e avionit të Divjakës u shkarkua nga 7 makina