Home LAJME Gjykata Speciale lë nën hije prioritetet e Qeverisë

Gjykata Speciale lë nën hije prioritetet e Qeverisë

Krijimi i Gjykatës Speciale dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe do t’i lënë nën hije prioritetet e Qeverisë së ardhshme. Si PDK ashtu edhe LDK, gjatë tërë fushatës zgjedhore kishin proklamuar programet e tyre qeverisëse pjesë e të cilit ishin zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mirëpo, këto premtime pritet të vihen në agjendën e Qeverisë së ardhshme tek pas miratimit të Gjykatës Speciale. Të paktën kështu vlerësojnë analistët. Sipas tyre, koalicionin e ardhshëm qeverisës e presin shumë procese më rëndësi jetike për vendin.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se prioriteti më i rëndësishëm i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë qartësimi i plotë i raporteve në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe mënyrën si do të funksionojë Qeveria. Sepse, sipas tij, asgjë nuk do të mund të realizohet në praktikë nëse këto dy parti fillojnë dhe mundohen t’ia minojnë njëra tjetrës punën..

Previous articleA do të pranojë Fatmir Sejdiu ta sfidojë Isa Mustafën?
Next articleVV dhe AAK të gatshme për zgjedhje