Kjo është bërë e qartë edhe në të gjitha takimet edhe konsultimet që zyrtarët qeveritarë kanë pasur me partnerët ndërkombëtarë gjatë procesit të këmbimit të letrave.
Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, do të prekë edhe dokumentin më të lartë të vendit. Një zyrtar i lartë shtetëror në kushte anonimiteti ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se përmbajtja e letrës për gjykatën medoemos imponon ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen pas muajit shtator, atëherë kur edhe pritet konstituimi i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të qershorit.
“Prekja e Kushtetutës është e pashmangshme. Ka elemente që imponohen dhe duhet të futen në këtë dokument. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të siguroj edhe futjen e gjykatës brenda autoritetit të Kosovës. Por kjo pritet të ndodhë në një fazë të mëvonshme dhe jo tash para zgjedhjeve”, ka bërë të ditur ky zyrtar.
Ai madje ka thënë se kjo është bërë e qartë edhe në të gjitha takimet edhe konsultimet që zyrtarët qeveritarë kanë pasur me partnerët ndërkombëtarë gjatë procesit të këmbimit të letrave.
Përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës përveç gjykatës dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it, duhet të votojë edhe për ndryshimin e disa ligjeve që gazeta merr vesh se janë 12, të cilat dalin nga ky process.