Një gjyshe ka fituar 2 milionë dollarë pasi kishte përdorur numrat që i gjeti brenda pakos së ushqimit.
Emma Duvoll, një pronare dyqanesh ushqimore e pensionuar, bleu tiketën me djalin e saj pasi darkuan në restorantin e tyre kinez në Greenwich.
Gjyshja e tetë nipërve dhe mbesave, e cila jeton në Bronx, tha se “befasuar por e lumtur”, që ka fituar dhe tani po planifikon që shumicën e parave t’i investoj por do të ndajë një pjesë të tyre për një pushim tek të afërmit në Svicër.
“Në fillim nuk i treguam askujt. E fsheha tketën në një vend të sigurt. Ju i shikoni numrat dhe e përsërisni këtë shumë herë, që të siguroheni”, tha 75 vjeçarja.